Dy prej anëtarëve humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, Rama e Veliaj vizitojnë në shtëpinë e re familjen Cuka nga Thumana

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 13-02-2020 Dy prej anëtarëve humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, Rama e Veliaj vizitojnë në shtëpinë e re familjen Cuka nga Thumana Kryeministri Rama ne familjen Cuka

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ndodhen në këto momente në shtëpinë e familjes Cuka nga Thumana, e cila nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit humbi dy anëtarë të saj.

Vetë kryeministri Rama thotë se familjes Cuka i janë lehtësuar barrat financiare dhe i është dhënë me prioritet një shtëpi e re. “Në banesën e re të familjes Cuka nga Thumana që në 26 nëntor humbi dy prej anëtarëve të saj. Me përpjekjen për të shëruar plagët e dhimbjes, ne i lehtësuam kësaj familjeje barrën financiare të jetesës dhe sistemimin në shtëpi të re në kryeqytet”, bën me dije kryeministri.

Vajzës së vogël të familjes Cuka kryeministri Rama i ka bërë dhuratë një libër me një autograf të vetin, ndërsa bashkë me kryebashkiakun Veliaj u kanë premtuar kujdes maksimal për të rinisur jetën nga plagët e dhimbjes.
Screenshot_4_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063498020172119
array(1) { ["section"]=> string(128) "dy-prej-anetareve-humben-jeten-nen-rrenojat-e-termetit-rama-e-veliaj-vizitojne-ne-shtepine-e-re-familjen-cuka-nga-thumana-195107" }