'Dy rrugë që bashkohen', Rama thumbon Kryemadhin, 'sheh' filxhanin live: Një 'i' mbrapa, me kokë lartë dhe me pikë poshtë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:32 25-06-2019 'Dy rrugë që bashkohen', Rama thumbon Kryemadhin, 'sheh' filxhanin live: Një 'i' mbrapa, me kokë lartë dhe me pikë poshtë

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e harron për asnjë moment 'filaxhanin'.

Edhe këtë mëngjes kreu i qeverisë, teksa ndodhet në një takim me banorët e Njësisë nr.2 në Tiranë ka thumbaur sërish kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, të cilës i referohet gjithnjë si 'fallxhore'.

Rama këtë herë ka improvizuar vetë leximin e filaxhanit, ndërsa ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit. Këtë herë ka futur në historinë e filaxhanit edhe Presidentin Ilir Meta.

"Janë dy rrugë që bashkohen. Po e shoh, po e shoh. I sheh këto dy rrugët këtu si ecin paralel dhe në fund bashkohen. Në fund mbetet një 'i' mbrapa. Është me kokë lart dhe me pikë poshtë. Unë piktor jam, unë me zhgarravina merrem githë ditën. Puna është ta interpretosh, unë nuk di. Kurse Monika e interpreton", tha Rama.

Ndërkohë, Kryemadhi ka deklaruar në një dalje televizive se kryeministri është i 'fiksuar' pas filaxhanit dhe se është dikush në kryeministri që ia lexon gjithmonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028841018676758
array(1) { ["section"]=> string(118) "dy-rruge-qe-bashkohen-rama-thumbon-kryemadhin-sheh-filxhanin-live-nje-i-mbrapa-me-koke-larte-dhe-me-pike-poshte-169657" }