Dy serbë konfirmohen me koronavirus, bllokohet anija “Diamond Princess” në Japoni

Publikuar tek: bota, më 13:45 25-02-2020 Dy serbë konfirmohen me koronavirus, bllokohet anija “Diamond Princess” në Japoni

Dy shtetas serbë janë konfirmuar me koronavirus. Të identifikuarit kanë qenë anëtarë të ekuipazhit të anijes “Diamond Princess” që është bllokuar në Japoni.

Në këtë anije kanë qenë gjithsej njëmbëdhjetë shtetas serbë por vetën 2 prej tyre rezultojnë të jenë me koronavirus.

Në një deklaratë për median Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka folur për të dyja rastet me kornavirus duke konfirmuar se nga 11 vetëm dy rezultojnë pozitiv. Ndërkaq ai shtoi se ata mund të qëndrojnë atje për trajtim.

Të gjithë anëtarët e anijes “Diamond Princess” janë karantinuar në Yokohama të Japonisë.

Kujtojmë se momentalisht më problematike sa i përket përhapjes së koronavirusit është Italia ku deri më tani janë shënuar 7 viktima dhe 230 të infektuar.

Ndërsa në vendin tonë nuk raportohet asnjë rast i prekur me koronavirus sipas autoriteteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00742506980896
array(1) { ["section"]=> string(85) "dy-serbe-konfirmohen-me-koronavirus-bllokohet-anija-diamond-princess-ne-japoni-196391" }