Dy shfaqje teatrore dhe një dokumentar

Publikuar tek: kulture-art, më 12:09 07-05-2019 Dy shfaqje teatrore dhe një dokumentar Elbasani

Aktorë dhe artistë të rinj ia bashkuan artin e tyre kauzës së forcimit të demokracisë vendore në projektin “Elbasani përjetësisht mes sfidave të Historisë dhe Përditëshmërisë -Qytetari dhe Art në Veprim”,  që u zbatua për dymbëdhjetë muaj nga Shoqata Kulturore Shqiptare "Ress - Egnatia" falë kontributit të qeverisë zviceriane përmes ndihmës financiare të Lëviz Albania.

 

Sipas zotit Xhimi Vila, drejtor ekzekutiv i "Ress - Egnatia", togëfjalëshi “përforcimi i demokracisë lokale” është tjetër gjë në letra, dmth në manuale apo raporte, dhe tjetër gjë në realitet.

Individi-banor, fati social dhe politik i tij, është i lidhur pazgjidhshmërisht me Pushtetin vendor, me të zgjedhurin vendor, i cili  nuk do të zgjidhej pa votën e tij! Edhe me administratën vendore, e cila nuk ka sens të ekzistojë nëse del nga funksioni, dhe me funksion ne konsiderojmë: mosfunksionimin për arsye se mungojnë fondet dhe investimet për të bërë ndryshime dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Ligji i ri i administrimit territorial, u ka dhënë Bashkive më shumë kompetenca, por jo më shumë para për të qenë produktivë.

Aktorë, aktivistë të shoqërisë civile, anëtarët e tjerë të grupit të punës, të gjithë ndjehen palë me banorët e zonave të targetuara Lagja Kala dhe NJA Bradashesh, për t’i futur në fokusin e ballafaqimit: banorë-pushtet vendor dhe për të parë se si shkon marrëdhënia midis tyre, se sa të ndërgjegjshëm janë dhe do të bëhen edhe falë këtij projekti banorët për të kërkuar zgjidhjen e problemeve të tyre nga Pushteti vendor dhe se sa ky i fundit do të jetë efektiv në prononcimet e tij dhe në aksionin konkret të tij për të zgjidhur punë.

“Ajo që mund të themi me bindje, shprehet zoti Vila, është se gjatë zbatimit të këtij projekti, kam marrë kënaqësi jo vetëm si drejtues i shoqatës, por edhe si qytetar i Elbasanit, gjërat këtu po ndryshojnë, dhe për mirë, edhe falë Teatrit që po bëjmë ne!”

Vepra teatrore “Mbiemër Kali”që u luajt në zemër të Kalasë, në Kishën e Shën Mërisë, ishte një dramatizim i përshtatur sipas novelës me të njëjtin titull të autorit të madh rus Anton Pavlloviç Çehov.

Dramaturgjia e realizuar nga artistja e re Eglantina Tuka dhe fryma e veprës përkon më së miri me realitetin e sotëm dhe problematikat me të cilat ndeshet komuniteti që jeton brenda Kalasë historike të qytetit të Elbasanit.

Ndryshimet e reja, sociale, demografike, politike, etj. shoqërohen domosdoshmërisht edhe me rritjen e kërkesave të banorëve për jetë më të mirë, për diversifikimim të akseseve për zhvillim urban apo edhe për shfrytëzimin e të gjitha mundësive dhe potencialeve për zhvillimin e turizmit historik.

Mundësitë financiare të Pushtetit vendor dhe oranizmave të ndryshme shtetërore, që financojnë zona të banuara, të cilat gëzojnë statusin e monumentit të kulturës, janë për fat të keq gjithmonë të mangëta, për t’i përmbushur kërkesat në rritje të banorëve të mijëvjeçarit të ri në të lashtën Lagje Kala.

Ndërsa në fshatin Shijon, i njohur për historinë e tij të lashtë të veçantë, u vu në skenë vepra “Trashëgimtari” e dramaturgut Arben Iliazi. Pjesëmarrja e banorëve të NJA Bradashesh i kaloi edhe parashikimet tona më të guximshme. Kjo edhe për faktin se data e shfaqjes sonë përkoi me festën tradicionale të fshatit Shijon, 4 qershor 2018, një ditë pelegrinazhi në Kishën e lashtë që ndodhet në këtë fshat.

Njësia administrative Bradashesh vuan prej më shumë se një shekulli Dramën e Jetës në Rrezik shkaktuar nga ndotja vrastare e ish-Kombinatit Metalurgjik, DJE dhe ndotjes së “re” të shkaktuar nga industria “moderne” që prodhon SOT fitime për disa dhe vdekje e sëmundje për banorët e 17 fshatrave përreth!

Një kontribut tjetër i këtij projketi është edhe realizimi i dokumentarit me të njëjtin titull “Elbasani përjetësisht mes sfidave të Historisë dhe Përditëshmërisë -Qytetari dhe Art në Veprim”. Shfaqja e tij në median televizive lokale pati një impakt të veçantë. Të shkosh “me Art” tek qytetarët për të trumbetuar problematika dhe zgjidhje nga ana e pushtetit vendor, ky ishte dhe mbetet mision i ëdo artisti të angazhuar dhe i shoqërisë civile.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018903017044067
array(1) { ["section"]=> string(45) "dy-shfaqje-teatrore-dhe-nje-dokumentar-163306" }