Dy shkolla dhe një kopësht në Tiranë, Ahmetaj firmos marrëveshjen me Katarin

Publikuar tek: politike, më 12:37 12-09-2020 Dy shkolla dhe një kopësht në Tiranë, Ahmetaj firmos marrëveshjen me Katarin Perfaqesuesi i qeverise se Katarit dhe ministri Ahmetaj

Ministri Arben Ahmetaj ka firmosur sot marrëveshjen me qeverinë e Katarit, për ndërtimin e dy shkollave dhe një kopshti në Tiranë. Donacioni i qeverisë së Katarit është 5 milion dollarë.

Ahmetaj tha se me këto para do të ndërtohet shkolla 9 vjeçare “Lasgush Poradeci” dhe shkolla “15 Shtatori” në Pezë, si dhe kopshti nr.42

"Marrëveshja që nënshkruajmë sot konsiston në një kontribut në vlerë 5 milion dollarë nga qeveria e Katarit të destinuara për rindërtimin e 2 shkollave dhe 1 kopshti në Bashkinë e Tiranës. Shkolla 9-vjeçare Lasgush Poradeci dhe asaj 15 shtatorit në Pezë të madhe, çerdhes dhe kopshtit nr.42. Të gjitha shkollat që investohen nga buxheti i shtetit do të mbyllen brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Kemi 34 zona të reja për ndërtim ndërkohë që 7 projekte janë në vijim. Programi i granteve për dëmet e lehta dhe të mesme është drejt përfundimit. Presim në fillim të tetorit hapjen e themeleve të ndërtimit të pallateve në zonat e dëmtuara. Ky proces është shembull në kohë. Në emër të qeverisë shqiptare ju falenderoj”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i fortë i Topallit, publikon foton me Berishën dhe Azem Hajdarin: Kur kishim opozitë
“O TANI O KURRË”, Presidenti Ilir Meta kujton Azem Hajdarin: Të realizojmë ëndrrën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.010869026184082
array(1) { ["section"]=> string(82) "dy-shkolla-dhe-nje-kopesht-ne-tirane-ahmetaj-firmos-marreveshjen-me-katarin-220156" }