Dy shqiptarë kapen me kokainë, njëri tenton t’i ikë policisë, ja çfarë u gjet në apartamente

Publikuar tek: rajon, më 21:46 31-10-2020 Dy shqiptarë kapen me kokainë, njëri tenton t’i ikë policisë, ja çfarë u gjet në apartamente Droga e sekuestruar

Dy persona u kapën fillimisht nga policia italiane, një prej tyre shqiptar, pasi u kapën me 2 kg kokainë. Malli nëse do të nxirrej në treg do të kapte një vlerë mijëra euro.

Operacioni u zhvillua të premten në mbrëmje mes Venecias dhe Trevisos. Mediat italiane raportojnë se hetimi filloi pas një dyshimi  në zonën përreth shkollave.

Fillimisht u identifikua shqiptari, për të cilin policia filloi të monitoronte lëvizjet e tij. Shqiptari tentoi të arratisej, por u arrestua nga policia dhe nga kontrolli që iu bë në një çantë iu gjet sasia e kokainës.

Kontrolli vijoi më tej në dy apartamente ku shitësi i drogës ishte parë më herët. Në një nga shtëpitë, u identifikua një tjetër shqiptar, të cilit iu kapën tre pako me kokainë.

Po ashtu policia i gjeti në shtëpi para, mjet prerës për substancën dhe materiale për paketim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekord i frikshëm në Maqedoninë e Veriut, 12 viktima dhe 1085 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit
Aksidentohet rëndë shqiptari në Itali, transportohet me helikopter në spital »
Article Logic
Execution time: 0.010587930679321
array(1) { ["section"]=> string(97) "dy-shqiptare-kapen-me-kokaine-njeri-tenton-t-i-ike-policise-ja-cfare-u-gjet-ne-apartamente-225965" }