Dy shqiptarë kapen me VALIXHE me KOKAINË në Itali, njëri ARKITEKT dhe tjetri TREGTAR MAKINASH (EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:21 15-01-2019 Dy shqiptarë kapen me VALIXHE me KOKAINË në Itali, njëri ARKITEKT dhe tjetri TREGTAR MAKINASH (EMRAT-DETAJE)

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve në qytetin e Veronas në Itali, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Shqiptarët, 32-vjeçari Ervis Jonuzi nga Tirana, dhe Elton Cerriku, 36-vjeç nga Elbasani tërhoqën vëmendjen e banorëve të një qyteze të vogël në sheshin “Piazza Donatori di Sangue” ku kishin marrë me qira një apartament, raporton newsbomb.al. Madje njëri prej tyre nuk dinte të fliste fare në gjuhën italiane, ndërsa tjetri dinte vetëm pak fjalë.

Karabinierët italianë nisën t’i mbanin nën vëzhgim dy shqiptarët për disa ditë, derisa vendosën të kryejnë një kontroll të befasishëm në banesën e tyre me qira. Aty, brenda njërës prej dhomave gjetën një valixhe të mbushur me kokainë të ndarë në qese të vogla, nga 50 dhe 100 gram, të cilat ishin mbështjellë me një peshqir.

Jonuzi dhe Cerriku u arrestuan në flagrancë për posedimin të një totali prej 660 gram kokainë. Në stacionin e policisë 36-vjeçari Elton Cerriku përdori të drejtën për të mos folur, ndërsa Jonuzi tha se nuk kishte dijeni për drogën, raporton Newsbomb.al. Ervis Jonuzi është me profesion arkitekt ndërsa Elton Cerriku është tregtar makinash.

Përveç drogës, policia italiane sekuestroi edhe një sasi prej 5,430 eurosh, ndërsa 600 euro të tjera u gjetën në një portofol “Louis Vuitton” në pronësi të Cerrikut. Policia gjeti edhe 8 letra në të cilat ishin shkruar me dorë shumat e parave të fituara nga shitjet e tjera të drogës.

Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet ndaj dy shqiptarëve që aktualisht po qëndrojnë në paraburgim. Paraprakisht dyshohet se ata janë shpërndarës droge, për shkak të paketimit të kokainës në qese të vogla, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë pjesë e një rrjeti më të gjerë të transportit dhe shpërndarjes së kokainës në Europë. /Newsbomb.al

dfgrth45r6j45rjfghj56hy.jpg

Kokainë, euro dhe telefona të sekuestruara

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video intime të politikanëve te Santa Quaranta? Flet avokati i Klement Balilit
Parashikimi i motit, mësoni si pritet të jetë sot »
Article Logic
Execution time: 0.011814832687378
array(1) { ["section"]=> string(112) "dy-shqiptare-kapen-me-valixhe-me-kokaine-ne-itali-njeri-arkitekt-dhe-tjetri-tregtar-makinash-emrat-detaje-148971" }