Dy sulme kamikaze në Bagdat, 38 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 17:09 15-01-2018 Dy sulme kamikaze në Bagdat, 38 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

38 të vdekur dhe më shumë se 38 të plagosur, ky është balanci tragjik i dy sulmeve kamikaze në kryeqytetin e Irakut, Bagdat.

Sulmet kanë ndodhur në dy nga sheshet kryesore të Bagdatit dhe asnjë grup terrorist ende nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi.

Sulmi i parë ishte pranë një picerie, ku pati dhe më shumë viktima ndërsa në sulmin e dytë, për shkak të vendit të hapur viktimat ishin më pak, por pati më shumë të plagosur.

Ndërkohë, për autoritet irakiane, bëhet fjalë për një sulm të militantëve të ISIS edhe pse këta të fundit nuk e kanë marrë përsipër sulmin ende.

Mediat vendase thonë se bëhet fjalë për një taktikë të re të ISIS në këtë rajon që do të përqëndrohet më shumë në sulmet kamikaze, pas betejës së humbur në Mosul dhe Raka. / © Newsbomb.al 

Screenshot_5_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009131908416748
array(1) { ["section"]=> string(71) "dy-sulme-kamikaze-ne-bagdat-38-te-vdekur-dhe-mbi-100-te-plagosur-106642" }