Dy takime nga 9 orë secili, Petrit Vasili tregon prapaskenat e negociatave te Rezidenca Amerikane: Yuri Kim kishte mundim të madh, unë ua tash në tavolinë…

Publikuar tek: politike, më 20:31 06-06-2020 Dy takime nga 9 orë secili, Petrit Vasili tregon prapaskenat e negociatave te Rezidenca Amerikane: Yuri Kim kishte mundim të madh, unë ua tash në tavolinë… Petrit Vasili, nënkryetar i LSI

Petrit Vasili, përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore ka treguar se çfarë është diskutuar mes palëve gjatë dy takimeve 9 orëshe në Rezidencën Amerikane, me ambasadorët Kim, Soreca e Norman.

Në emisionin “Kjo Javë”, Vasili tha se ambasadorët kishin hapur një debat “360 gradë”, i cili sipas nënkryetarit të LSI ishte për tu vlerësuar pasi në të u përfshin të gjitha palët dhe solli në fund zgjidhjen. Më tej, ai tha se ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka pasur mundim të madh në tryezën e bisedimeve sepse ishte e vështirë që PS të reflektonte.

”Gjëja pozitive që ndodhi tek rezidenca ishte debat 360 gradë, të gjitha temat u diskutuan pa komplekse. Si Kim, Soreca apo Norman krijuan një mjedis për debat të gjerë e të fortë, ishte debat shumëorësh. Sigurisht është për t’u vlerësuar, se pasi debati u kondensua shkoi drejt zgjidhjes. E qartë ideja se Edi Rama ka një dramë që duhen zgjedhje të rregullta pasi kemi rekorde të jashtazakonshme. Fajtori është mazhoranca jo opozita. Ambasadorja ka pasur mundim të madh që të reflektojë PS, sepse Rama nuk reflekton, ka frikë. Është një administrator aksidentar i qeverisë.

Kam insistuar dhe e thashë në krye të herës, në rast se i konsiderojmë plotësim të kërkesave të opozitës e ndërpresim debatin. Opozita s’ka privilegje. Identifikimi biometrik nuk është privilegj, vota ime, vota juaj. Komisionet, le ta administrojë qytetari jo administrata. Ka pasur mirëkuptimin e duhur dhe kanë bërë mjaft tërheqje në frikë, i tërë qëndrimi i tyre ishte për t’u përshëndetur. Garanci më të madhe se për të pasur këtë kontroll, ja u kam thënë dhe në tavolinë, unë s’kam asnjë ndjesi për Kodin Zgjedhor, për humbësin dhe fituesin. Por kam për humbësin  e rremë dhe fituesin e rremë”, u shpreh Petrit Vasili, nënkryetar i LSI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.005579948425293
array(1) { ["section"]=> string(158) "dy-takime-nga-9-ore-secili-petrit-vasili-tregon-prapaskenat-e-negociatave-te-rezidenca-amerikane-yuri-kim-kishte-mundim-te-madh-une-ua-tash-ne-tavoline-209322" }