Dy të arrestuar nga policia në Vlorë, ja për se akuzohen

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 28-08-2019 Dy të arrestuar nga policia në Vlorë, ja për se akuzohen Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, një në flagrancë dhe një tjetër të shpallur në kërkim për plagosje me dashje.

Në flagrancë është arrestuar një 26-vjeçar me inicialet E.R, të cilit iu gjetën tre doza të dyshuara kokainë, të fshehura në makinën e tij. Ndërsa është arrestuar dhe një 60-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet shtetasi: E.R., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lagjen "Rilindja" Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, u gjetën 3 doza lëndë narkotike e dyshuar si "kokainë".

Arrestohet shtetasi në kërkim: P.S., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me rreth 3 muaj burg për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje".

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046801567077637
array(1) { ["section"]=> string(62) "dy-te-arrestuar-nga-policia-ne-vlore-ja-per-se-akuzohen-176553" }