Dy të rinj dhunojnë policin në mes të qytetit, arrestohen

Publikuar tek: aktualitet, më 15:49 15-09-2020 Dy të rinj dhunojnë policin në mes të qytetit, arrestohen Foto ilustruese

Dy të rinj kanë dhunuar një punonjës policie në qytetin e Tepelenës.

Mësohet se dy kushërinjtë, Rediol dhe Elion Qibini kanë dhunuar punonjësin e patrullës në momentin që ky i fundit ka kërkuar të kryejë kontroll në makinën e tyre.

Dy të rinjtë nga fshati Luzat janë arrestuar menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011466026306152
array(1) { ["section"]=> string(63) "dy-te-rinj-dhunojne-policin-ne-mes-te-qytetit-arrestohen-220473" }