Dy të rinj humbin jetën në Turqi, u shtrinë në rrugë për të bërë “selfie” me aeroplanin

Publikuar tek: bota, më 17:13 29-12-2015 Dy të rinj humbin jetën në Turqi, u shtrinë në rrugë për të bërë “selfie” me aeroplanin

Dy adoleshentë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike pranë një aeroporti në Turqi, gjatë tentativës për të realizuar një “selfie”.

Muhammet Bozkurt, 17 vjeç, dhe Caglar Savasci, 19 vjeç,  ishin bashkë me tre shokë të tjerë kur morën një automjet me qira për të shkuar nga Alania në Antalia. Shokët e tyre thanë se ata ndaluan gjatë rrugës pranë një aeroporti për të realizuar një foto “selfie” me aeroplanin në sfond, por një kamion erdhi papritmas me shpejtësi duke i goditur për vdekje.

Tre adoleshentët e tjerë shpëtuan me plagosje të lehta ndërsa shoferi i kamionit ndaloi për të thirrur urgjencën. Ai tha në polici se nuk i kishte vënë re djemtë që parkuan në mes të rrugës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3536479473114
array(1) { ["section"]=> string(90) "dy-te-rinj-humbin-jeten-ne-turqi-u-shtrine-ne-rruge-per-te-bere-selfie-me-aeroplanin-28805" }