Dy të rinjtë u gjetën të vrarë pranë parcelës me kanabis, ndalohet babai i autorit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:57 08-10-2020 Dy të rinjtë u gjetën të vrarë pranë parcelës me kanabis, ndalohet babai i autorit Dy viktimat, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj

Mbrëmjen e sotme është ndaluar babai i autorit të dyshuar të dy vrasjeve në Malësinë e Madhe.

Babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj është ndaluar nga policia dhe prej disa orësh po merret në pyetje nga policia e Shkodrës në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë që pasditen e sotme u gjetën të pajetë të dy të rinjve Vilson Çutaj 37 vjeç  dhe Klement Pepajt 21 vjeç, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj.

Ata ishin zhdukur prej 5 ditësh (3 tetor 2020), dhe deri sot nuk dihej asgjë për fatin e tyre. Trupat e pajetë janë gjetur në zonën malore të Rrencit, afër fshatit Vrith 250 metra larg parcelës me kanabis.

Mësohet se të dy janë vrarë me armë zjarri, pasi janë konstatuar shenja plumbi. Trupat e tyre priten të dërgohen në morg dhe të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar sajtësisht se si, kur dhe me çfarë janë vrarë.

Ndërkohë kushëriri i tyre Daniel Pepaj, i cili dyshohet të jetë vrasësi, është shpallur në kërkim nga policia.

Danieli dyshohet se është personi që ka vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në pyjet e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, pasi këta të fundit e kanë rrahur keq sepse Danieli u kishte vjedhur hashashin nga parcelat

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncoi i pari zhdukjen të rinjve, Artan Hoxha reagon pasi u gjetën të vdekur: Tani është e qartë, motivi ishte...
U shfaq krah Erion Veliajt, Kastro Zizo tregon si la alkoolin dhe LSI-në për t’iu bashkuar socialistëve »
Article Logic
Execution time: 0.011675834655762
array(1) { ["section"]=> string(88) "dy-te-rinjte-u-gjeten-te-vrare-prane-parceles-me-kanabis-ndalohet-babai-i-autorit-223163" }