Dy të tretat e Barrierës së Madhe Koralore pranë shkatërrimit

Publikuar tek: bota, më 15:35 10-04-2017 Dy të tretat e Barrierës së Madhe Koralore pranë shkatërrimit

Më shumë se gjysma e të gjithë sipërfaqes së Barrierës së Madhe Koralore në Australi është pranë shkatërrimit nga zbardhja, një monitorim i fundit nga ajri ka gjetur se mrekullia natyrore mund të mos rikuperohet më.

Zbardhja masive e koraleve ka ndodhur edhe më parë por kërkuesit thonë se asnjëherë nuk kanë ndodhur dy evente të tilla kaq pranë njëra-tjetrës.

sdw3d3tr3yhjujj.jpg

Zbardhja e koraleve ndodh kur kushtet mjedisore janë jonormale, si rritja e temperaturës së ujit të detit çka shkakton largimin e algave të vogla fotosintetike nga koralet duke i kthyer ato të bardha.

Zbardhja e koraleve shtrihet në një gjatësi prej 1440 kilometra duke lënë vetëm pjesën jugore të paprekur.

5tr345t345t34tuiiii.jpg

Shkencëtarët thonë se zbardhja koralore ndodh për shkak të modeleve klimatike si El Nino, apo temperaturat e larta të shkaktuara nga ngrohja globale.

E ndodhur në verilindje të Australisë, Barrierës së Madhe iu dha statusi i Trashëgimisë Botërore në vitin 1981. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012907028198242
array(1) { ["section"]=> string(67) "dy-te-tretat-e-barrieres-se-madhe-koralore-prane-shkaterrimit-74716" }