Dy të vdekur dhe 125 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 17:19 06-06-2020 Dy të vdekur dhe 125 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 125 të infektuar me koronavirus si dhe dy viktima, nga testimi i 1,085 mostrave në 24 orët e fundit.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga qytetet e Prilepit dhe Strumicës dhe tani numri të vdekurve ka arritur në 151.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 46 raste, pastaj 19 në Kumanovë, 17 në Shtip, 16 në Tetovë, 7 në Strugë, 6 në Gostivar ndërsa në tetë qytete tjera ka më pak të infektuar.

Me rastet e reja, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 2,915, i të shëruarve në 1,640 ,ndërsa raste aktive mbeten 1,124 persona.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 35,471 mijë teste. Numri i madh i të vdekurve është në qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Strugës dhe Shtipit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010077953338623
array(1) { ["section"]=> string(79) "dy-te-vdekur-dhe-125-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-maqedonine-e-veriut-209302" }