Dy tërmete godasin Tropojën dhe Gjirokastrën, çahet një pallat

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 16-01-2017 Dy tërmete godasin Tropojën dhe Gjirokastrën, çahet një pallat

Dy tërmete kanë goditur vendin tonë mëngjesin e sotëm. Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në zonën e Tropojës dhe Gjirokastrës.

Në veri të vendit tërmeti ka qenë me magnitutë 3.6 dhe thellësi 5 km. Deri më tani raportohet për një pallat në Tropojë që ka një të çarë 5 cm në të gjithë lartësinë e tij, ndërsa nuk flitet për të lënduar. Tërmeti me epiqendër malësinë e Tropojës ka patur një distancë 70 km nga Podgorica në Mal të Zi dhe 16 km nga Lloqani në Kosovë.

Sa i përket Gjirokastrës, në këtë zonë lëkundjet kanë qenë më të lehta. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3 dhe thellësi 2 km, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.

Screenshot_1.png

*Epiqëndra e tërmetit në Tropojë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi nis sot sesionin e ri
Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Kinostudio »
Article Logic
Execution time: 0.011430025100708
array(1) { ["section"]=> string(67) "dy-termete-godasin-tropojen-dhe-gjirokastren-cahet-nje-pallat-65633" }