Dy vajza në Vlorë sulmojnë nënat e tyre, njëra e djeg me benzinë, tjetra e plagos me thikë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:41 16-04-2015 Dy vajza në Vlorë sulmojnë nënat e tyre, njëra e djeg me benzinë, tjetra e plagos me thikë Foto e pallatit në lagjen Pavarësia ku ka ndodhur ngjarja

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur sot në Vlorë ku dy vajza kanë sulmuar nënat e tyre. Rasti i parë është shënuar në lagjen "Pavarësia" ndërsa rasti i dytë në fshatin "Gërnec".

E moshuara 84-vjeçare R.Shakaj është djegur me lëndë djegëse (benzinë) nga vajza e saj 55 vjeçare, Rita Shakaj. Ngjarja ka ndodhur në orën 9:30  të paradites në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje pas telefonatës së bërë në sallën operative nga banorët e pallatit  numër 1079.

E moshura në gjendje të rëndë pas plagëve të marra nga djegiet, është dërguar menjëherë në spital ndërkohë që nga hetimet paraprake bëhet me dije se vajza e saj vuante nga çregullime mendore.

Policia ka arrestuar edhe 20-vjeçaren Dinore Kacaj pasi ka plagosur me thikë të ëmën, shtetasen me iniciale F.K. Arrestimi i saj u krye pasi rreth orës 14.00, në fshatin Gërnec ka plagosur rëndë me mjet prehës (thikë) nënën e saj, shtetasen F. K. Dyshohet qe autorja ta ketë kryer krimin në gjendje depresioni. Materialet procedurale iu referuan organit të Prokurorise për ndjekje të metejshme penale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vihet zjarri automjetit të një avokati në zonën e Kinostudios
16 vjet nga eksodi i shqiptarëve dhe rënia hero e Shkëlzen Haradinajt »
Article Logic
Execution time: 0.011793851852417
array(1) { ["section"]=> string(93) "dy-vajza-ne-vlore-sulmojne-nenat-e-tyre-njera-e-djeg-me-benzine-tjetra-e-plagos-me-thike-8858" }