Dy vatra zjarri në orët e para të mëngjesit, ndërhyrje me helikopter, por plani dështon

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 13-07-2017 Dy vatra zjarri në orët e para të mëngjesit, ndërhyrje me helikopter, por plani dështon

Temperaturat ekstremisht të larta vazhdojnë të shkaktojnë vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit, kryesisht në zonat malore dhe të përbëra me pisha.

Dy vatra zjarri u evidentuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Njëra prej tyre në  vendin e quajtur Fushë –Lopë dhe tjetra pranë Ternovës.

Për shkak të terrenit të thyer dhe zjarrit masiv është dashur ndërhyrja me helikopter, por sërish edhe në këtë rast plani ka dështuar.

Shkak është bërë era e fortë, e cila pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, sërish flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara nga moti. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072059631347656
array(1) { ["section"]=> string(91) "dy-vatra-zjarri-ne-oret-e-para-te-mengjesit-nderhyrje-me-helikopter-por-plani-deshton-85987" }