Dy vëllezër qëllojnë me armë drejt makinës, plagoset 41-vjeçari në Bulqizë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:20 16-06-2019 Dy vëllezër qëllojnë me armë drejt makinës, plagoset 41-vjeçari në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë zjarri një 41 vjeçar.

 

Mësohet se dy vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri mbi makinën e B.D. dhe ky i fundit ka marrë lëndime në dorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 për motive të dobëta.

 Vëllezërit A.T.,  26 vjeç dhe M.T.. 32 vjeç janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka krijuar zona për kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Bulqizës ka  shpallur në kërkim policor  dy vëllezër  pasi  dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit  B.D. në qytetin e Bulqizës.
 
Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur "Unaza e Re,"  Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.
 
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja  në kërkim e shtetasve :  A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.
 
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta.
 
Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre. 
 
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036741018295288
array(1) { ["section"]=> string(80) "dy-vellezer-qellojne-me-arme-drejt-makines-plagoset-41-vjecari-ne-bulqize-168452" }