Dy vëllezër vrasin me thikë në zemër të riun në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 17-01-2017 Dy vëllezër vrasin me thikë në zemër të riun në Vlorë

Dy vëllezër janë konfliktuar me një person tjetër disa minuta më parë në qytetin e Vlorës, duke e qëlluar për vdekje me thikë.

Newsbomb.al mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi 32-vjeçar Armando Rrapaj, i cili është qëlluar me thikë në zemër. Ai është transportuar drejt Spitalit të Vlorës ku ka ndërruar jetë.

Mësohet se nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani” për motive të dobëta. Policia ka arrestuar personin e dyshuar si autor të ngjarjes, njërin prej vëllezërve, shtetasin Klevis Merko, i cili është plagosur në zonën e syrit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas rreth 3 orë kërkim, blutë e vlorës kanë arrestuar edhe vëllain e tij, 20 vjeçarin Nevruz Merko.

df44t234twfsdfg.jpg

Njoftimi paraprak i Policisë:

Rreth orës 13:45, ka ndodhur një plagosje, i dyshuar me mjet prerës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se në lagjen "Partizani" pranë rrugës së spitalit, për motive ende të paqarta është plagosur me mjet prerës shtetasi A.Rr., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në kirurgjinë e Spitalit Rajonal Vlorë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, dy vëllezërit K.M dhe N.M.

Njëri prejt tyre, shtetasi K.M., është ndaluar nga Policia dhe ndodhet në Spitalin Rajonal pasi ka marrë dëmtime fizike në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa tjetri, shtetasi N.M, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton t’i japë 50 euro policit për të shmagur gjobën, arrestohet një person (Emri)
Bie nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë ish-ministri (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010828018188477
array(1) { ["section"]=> string(59) "dy-vellezer-vrasin-me-thike-ne-zemer-te-riun-ne-vlore-65786" }