Konflikti mes dy vëllezërve dhe një të riu nga Vlora përfundoi me vrasjen e Armando Rrapaj, 22 vjeç. Shkaku i sherrit mendohet të jetë motra e dy vëllezërve.
Dy vëllezërit kundërshtonin raportin e dashurisë së motrës nga babai me kushëririn e viktimës që aktualisht është burgosur.
Ngjarja ndodhur të martën në orën 13:45, ku dy vëllezërit Nevruz dhe Klevis Merkaj goditën me thikë disa herë të riun.
Dy të rinjtë 27 dhe 20 vjeç u arrestuan nga policia, ku autori Klevisi u kap në flagrancë, kurse i vogli u prangos disa orë pas ngjarjes.
Fillimisht mes të rinjve ka pasur debat me fjalë fyese dhe më pas Klevisi goditi me thikë në zemër Rrapajn. 22-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.