Dy viktima në më pak se një orë, ndërron jetë në Spitalin e Shkodrës e moshuara me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 23:34 04-04-2020 Dy viktima në më pak se një orë, ndërron jetë në Spitalin e Shkodrës e moshuara me koronavirus Foto ilustruese

Një grua 80 vjeçare ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin e Shkodrës pasi ishte konfirmuar pozitive me koronavirus.

Mësohet se e moshuara me inicialet R.H ishte konfirmuar paraditen e sotme me koronavirus ndërsa pas komplikacioneve nuk ka arritur të mbijetojë. Pacientja e cila sapo ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës është personi i dytë që humb betejën me koronavirusin në më pak se një orë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv edhe një paciente 84-vjeçare nga Tirana e konfirmuar me covid-19.

Pacientja me inicialet S.D nga Tirana, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Me dy viktimat e sotme, shkon në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar në total pozitivë 333 persona prej të cilëve 100 janë shëruar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090279579162598
array(1) { ["section"]=> string(100) "dy-viktima-ne-me-pak-se-nje-ore-nderron-jete-ne-spitalin-e-shkodres-e-moshuara-me-koronavirus-201384" }