Dy viktima nga Covid dhe 79 raste të reja në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 14:04 21-09-2020 Dy viktima nga Covid dhe 79 raste të reja në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Bëhet me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 596 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 79 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 615 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.142.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010745048522949
array(1) { ["section"]=> string(83) "dy-viktima-nga-covid-dhe-79-raste-te-reja-ne-kosove-gjate-24-oreve-te-fundit-221127" }