Dy viktima nga Covid në Kosovë, 43 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 14:14 01-10-2020 Dy viktima nga Covid në Kosovë, 43 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Bëhet ne dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 589 persona si të dyshuar me koronavirus, ku kanë rezultuar pozitivë 43 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.

Kujtojmë qqë deri më tani në Kosovë 627 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.663.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011872053146362
array(1) { ["section"]=> string(79) "dy-viktima-nga-covid-ne-kosove-43-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-222338" }