Dy viktima nga Covid në Kosovë, 46 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 14:18 26-09-2020 Dy viktima nga Covid në Kosovë, 46 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 560 persona të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 46 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Kujtojmë që deri më tani në vendin Kosovë 619 persona kianë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.425.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01097297668457
array(1) { ["section"]=> string(79) "dy-viktima-nga-covid-ne-kosove-46-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-221748" }