Dy viktima nga Covid në Kosovë, rritet sërish numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 15:03 25-10-2020 Dy viktima nga Covid në Kosovë, rritet sërish numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.049 persona prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 186 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 663 persona kamë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.943.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prej 6 ditësh e zhdukur, gjendet 26 vjeçarja shqiptare (JA GJENDJA SHËNDETËSORE)
»
Article Logic
Execution time: 0.0069060325622559
array(1) { ["section"]=> string(99) "dy-viktima-nga-covid-ne-kosove-rritet-serish-numri-i-te-infektuarve-gjate-24-oreve-te-fundit-225092" }