Dy viktima nga stuhia Ianos në Greqi, gjendet trupi i pajetë i fermerit shqiptar, e rrëmbeu lumi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:45 19-09-2020 Dy viktima nga stuhia Ianos në Greqi, gjendet trupi i pajetë i fermerit shqiptar, e rrëmbeu lumi Pamje nga qyteti i Karditsas

Viktima e dytë nga stuhia Ianos në Greqi është një fermer 63 vjeçar me origjinë shqiptare. Siç raportuan mediat greke, veç viktimës së parë, të zhdukur ishin 63 vjeçari dhe një grua që doli me makinë në mes të stuhisë.

63 vjeçari banonte në Karditsa, ndërsa djali i tij e kërkonte prej mbrëmjes së djeshme kur argjinaturat e lumenjëve shpërthyen dhe uji mori përpara gjithçka. Emri i tij nuk bëhet ende i ditur. Mëngjesin e sotmë, trupi i pajetë i fermerit shqiptar është gjetur nga ekipet zjarrfikëse dhe djali i tij në një zonë afër spitalit të qytetit.

Protothema shkruan se banorët e fshatit Vasili, në Farsala, për t’i shpëtuar “tërbimit” të natyrës janë strehuar brenda një kishe. Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa të mbrojtur veten nga rreziqet që vijnë nga stuhia.

Moti i keq i ndikuar nga stuhia Ianos ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në Karditsa. I gjithë qyteti është shndërruar në liqen si pasojë çarjes së argjinaturave të lumenjëve. Shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar, raporton newsbomb.al, ndërsa dy persona janë zhdukur në këtë zonë, një prej të cilëve fermeri shqiptar.

Lexo edhe: Stuhia Ianos i merr jetën një gruaje në Greqi, dy të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010301113128662
array(1) { ["section"]=> string(101) "dy-viktima-nga-stuhia-ianos-ne-greqi-gjendet-trupi-i-pajete-i-fermerit-shqiptar-e-rrembeu-lumi-220906" }