Dy vjet pa ‘njeriun që ndriçoi shtëpitë e shqiptarëve', KESH-i përkujton inxhinierin e hidrocentraleve më të mëdha të vendit tonë (POSTIM)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:38 12-09-2019 Dy vjet pa ‘njeriun që ndriçoi shtëpitë e shqiptarëve', KESH-i përkujton inxhinierin e hidrocentraleve më të mëdha të vendit tonë (POSTIM) Ish-inxhinieri i njohur Farudin Hoxha

 

Ditën e djeshshme u bënë plot 2 vjet nga ndarja nga jeta e akademikut dhe inxhinierit Farudin Hoxha.

Njeriu që ideoi dhe projektoi hidrocentralet më të mëdha të vendit tonë në periudhën e diktaturës u përkujtua sot nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për kontributin e çmuar që dha gjatë gjithë jetës së tij në fushën e energjitikës.

Projektuesi i hidrocentraleve të Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit e shumë të tjerë mbajti dhe detyrën e Ministrit të Ndërtimit në vitet 1982-1988.

Ai konsiderohet si ‘’njeriu që ndriçoi shtëpitë e shqiptarëve.


Postimi i KESH-it për Farudin Hoxhën:

IN MEMORIAM

Farudin Hoxha (20 janar 1935 - 11 shtator 2017)

Akademiku Farudin Hoxha është i njohur si njeriu që udhëhoqi projektimin e veprave më të mëdha hidroenergjetike në vend. Pasi kreu studimin mbi shfrytëzimin hidroenergjetik të lumit Drin, mbi të projektoi Hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës e Komanit, Hidrocentralin e Banjës, Bistrica II dhe Bogovës si dhe shumë të tjerë të një fuqie më të vogël. Janë pikërisht këto hidrocentrale që edhe sot përbëjnë bazën e sistemit tonë të furnizimit me energji elektrike.

Ka qenë projektues dhe kryetar i grupit të studimit dhe të projektimit të të gjitha digave të hidrocentraleve të mësipërme, me lartësi nga 40 m deri në 167 m, disa prej të cilave nga Komiteti Botëror i Digave të Mëdha, janë klasifikuar ndër më të lartat në Evropë. Mund të thuhet se ishte njeriu që ndriçoi shtëpitë tona.

Edhe në ditët e fundit të jetës ai ishte i angazhuar me projekte hidrocentralesh më të vegjël.

farudin hoxha.jpg

projekt.jpg

projekt 2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034130096435547
array(1) { ["section"]=> string(140) "dy-vjet-pa-njeriun-qe-ndricoi-shtepite-e-shqiptareve-kesh-i-perkujton-inxhinierin-e-hidrocentraleve-me-te-medha-te-vendit-tone-postim-178184" }