Dyndje e qytetarëve për pajisjen me pasaporta, MB: Askush nuk përfiton azil në BE

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 10-04-2015 Dyndje e qytetarëve për pajisjen me pasaporta, MB: Askush nuk përfiton azil në BE

Pranë sporteleve ku aplikohet për pasaportat biometrike në Shqipëri është vërejtur një fluks i madh i qytetarë përgjatë 48 orëve të fundit, çka ka detyruar Ministrinë e Brendshme që nëpërmjet një deklarate të sqaroj se shtetasit shqiptarë nuk përfitojnë azil në asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian.

MB u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nga skemat e mashtrimit, ndërsa njofton se ka rritur pasat në Pikat e Kalimit kufitar.

“Duke parë fluksin e pazakontë të qytetarëve që aplikojnë për pasaporta biometrike përgjatë 48 orëve të fundit, si dhe duke konsideruar maksimalisht të dhënat paraprake mbi mundësitë e një skeme mashtrimi për udhëtimin në zonën Shengen, me qëllim final kërkesën për azil në vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo iniciativë ose ofertë me qëllim mashtrimi për azil të kundraligjshëm në vendet e Bashkimit Europian. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se është absolutisht e pamundur, fitimi i azilit në çdo vend të BE-së. Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet dhe rritur masat në Pikat e Kalimit kufitar për evidentimin e plotë të dokumentacionit dhe përmbushjen e të gjitha kritereve për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Policia e Shtetit ka nisur gjithashtu hetimet për raste të mundshme të trafikimit të qënieve njerëzore dhe në bashkëpunim me partenrët ndërkombëtarë janë marrë masat për të kthyer e ndjekur penalisht çdo shtetas shqiptar që shkel rregullat e zonës Shengen

“MPB kujton edhe njëherë qytetarët që kërkojë të udhëtojnë në zonën Shengen, mbi detyrimin që përveç paraqitjes së dokumentacionit të udhëtimit, të shpjegojnë edhe itenerarin, qëllimin e udhëtimit, si dhe garancitë financiare të kërkuara. Policia e Shtetit kanë nisur hetimet mbi raste të mundshme trafikimi të qënieve njerëzore, me qëllimin evidentimin e çdo rrjeti apo skeme mashtruese për përfitimin e azilit. Nga ana tjetër, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë janë marrë të gjitha masat për mos lejuar, kthyer dhe ndjekur penalisht në zbatim të legjislacionit në fuqi, çdo shtetas shqiptar që abuzon me të drejtën për të udhëtuar në zonën Shengen, duke kërkuar në mënyrë të padrejtë azil politik”, deklaron Ministria e Brendshme.

Shqipëria është klasifikuar nga Bashkimi Europian si një vend i sigurt origjine, çka e vështirëson shumë mundësinë për shtetasit shqiptarë që të fitojnë azil në vendet e zonës Shengen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplas 68 vjeçarin me motor, policët tentuan të fshihnin gjurmët, drejtuesi ia mbath
Pafajësia për Arben Frrokun, Prokuroria dërgon çështjen në Apel »
Article Logic
Execution time: 0.013550996780396
array(1) { ["section"]=> string(84) "dyndje-e-qytetareve-per-pajisjen-me-pasaporta-mb-askush-nuk-perfiton-azil-ne-be-8373" }