Dyndje emigrantësh drejt Anglisë, ndalohen 43 persona për Krishtlindje

Publikuar tek: bota, më 18:12 27-12-2018 Dyndje emigrantësh drejt Anglisë, ndalohen 43 persona për Krishtlindje Foto ilustruese

9 emigrantë të cilët po kalonin ilegalisht kufirin janë vënë në pranga vetëm ditën e sotme në një plazh në juglindje të Anglisë.

Zyrtarët britanikë raportuan se emigrantët kishin kaluar kanalin e La Mansh nga Franca me një gomone, ndërsa mësohet se nuk bëhet fjalë për emigrantë shqiptarë.

Sipas ministrisë së Brendshme, të arrestuarit janë 5 burra, një grua, dy djem dhe një vajzë, të cilët u kapën nga nga një anije  lokale e shpëtimit në zonën bregdetare angleze të Kentit. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se gomonia me të cilën emigrantët po tentonin të kalonin kufirin kishte kapacitet të vogël dhe vinte në rrezik jetën e tyre.

Ndërsa mësohet se përgjatë Krishtlindjeve janë arrestuar rreth 43 emigrantë kanë tentuar të kalojnë në mënyrë ilegale nga Franca drejt Anglisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076417922973633
array(1) { ["section"]=> string(76) "dyndje-emigrantesh-drejt-anglise-ndalohen-43-persona-per-krishtlindje-146737" }