Dyndje qytetarësh për të paguar gjobat e makinave në sportelet e policisë rrugore. Gjendja tek sportelet vazhdon po njësoj si edhe muaj më parë, kur situata është raportuar shpesh në medie.
Edhe pse autoritet kanë lajmëruar se gjobat mund të paguhen edhe në sportelet e postës, sërish drejtuesit e mjeteve preferojnë sportelin në ish-Kinostudio, për shkak të mosrakordimit të shpejtë të sistemit.
Në këtë rast, kur qytetarët janë para të drejtës së tyre për të paguar ku të duan, derisa të dyja variantet janë lënë të hapura, shtimi i sporteleve do ishte zgjidhja e radhëve të gjata.