Dyndje qytetarësh në sportel, shefi i Shërbimeve Konsullore në Greqi sqaron: Po punojmë me orë të zgjatura, 400 aplikime në ditë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:36 11-08-2020 Dyndje qytetarësh në sportel, shefi i Shërbimeve Konsullore në Greqi sqaron: Po punojmë me orë të zgjatura, 400 aplikime në ditë

Emigratët shqiptarë në Greqi po përballen me radhë të gjatë në sportelet e ambasadës shqiptare në Athinë.

Për shkak të pandemisë ambasada qëndoi e mbyllur për disa muaj dhe pas rihapjes ka pasur një dyndje të vazhdueshme. Qytetarët me orë të tëra qëndrojnë në radhë, duke rrezikuar edhe të infektohen për shkak të pandemisë, për të marrë një përgjigjë për dokumentat që u nevojiten.

Për këtë situatë ka folur Shefi i Përgjithshëm i Shërbimeve Konsullore në Greqi, Adi Hoxha. Ai ndodhet në Athinë që prej 27 korrikut.

Në një intervistë për news24, ai është shprehur se Konsullata po punon me orë të zgjatura dhe se nga data 27 korrik janë punësuar 10 punonjës të tjerë.

Ndër të tjera ai ka thënë se shifra e aplikimeve ka arritur në 400 në një ditë.

Hoxha ka thënë se edhe orari është zgjatur nga ora 08:00 në orën 20:00.  

‘Jemi të angazhuar që çdo qytetarë të marrë shërbimin. 98% e aplikimeve janë për pasaportë dhe kartë identiteti. Po realizojmë deri në 100 aplikime për 2 orë. Shifrat e aplikimeve shkon në 400  në ditë. Konsullata është duke punuar me orë të zgjatura,” është shprehur Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012099027633667
array(1) { ["section"]=> string(132) "dyndje-qytetaresh-ne-sportel-shefi-i-sherbimeve-konsullore-ne-greqi-sqaron-po-punojme-me-ore-te-zgjatura-400-aplikime-ne-dite-216796" }