Dyshime për bombë në mes të Prishtinës, Policia bllokon rrugën dhe ndalon lëvizjen (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 11:39 21-09-2020 Dyshime për bombë në mes të Prishtinës, Policia bllokon rrugën dhe ndalon lëvizjen (FOTO) Nga vendngjarja

Një valixhe e dyshimtë e braktisur në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë ka ngritur në këmbë Policinë e kryeqytetit.

Policia e Kosovës ka lëshuar deklaratë për rastin, duke thënë se në rrugën “Bill Kllinton" është gjetur një valixhe e dyshimtë dhe menjëherë atje kanë shkuar ekipet policore, të cilat kanë vendosur një perimetër sigurie dhe ka ndaluar qarkullimin në zonë.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, njoftoi Policia e Prishtinës.

v1-1.jpg
v2.jpg
v3-1.jpg
119992138_1018724031911900_5590136618394013337_n-1-600x360.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096440315246582
array(1) { ["section"]=> string(93) "dyshime-per-bombe-ne-mes-te-prishtines-policia-bllokon-rrugen-dhe-ndalon-levizjen-foto-221107" }