Dyshime për ekspertizë të rreme në aksidentin tragjik të Shkodrës. Kë parakaloi viktima?

Publikuar tek: aktualitet, më 23:46 22-02-2018 Dyshime për ekspertizë të rreme në aksidentin tragjik të Shkodrës. Kë parakaloi viktima?

Katër ditë pas aksidentit tragjik në aksin Shkodër-Velipojë që rezultoi fatal për Edmond Prekën dhe tre fëmijët e tij të mitur, mbi ekspertizën janë hedhur dyshime se mund të jetë e rreme.

Ekspertët rrugorë nxorën fajtor viktimën Edmond Preka për parakalim të gabuar. E ndërsa fillimisht u raportua se fuoristradën e përplasur me “Alfa Romeon” e Prekës e drejtonte Sokol Mujaj, ky version u ndryshua dhe u tha se shofer në momentin e aksidentit ishte Ndrek Gjergji.

Të dy dyshohet se para aksidentit të rëndë kishin darkuar në një restorant ku mund të kishin konsumuar edhe alkool.

Por ajo që ngjall më tepër dyshime është “parakalimi i gabuar”.

Sipas këtij versioni nga ekspertët rrugorë, duhet që në vendin e ngjarjes të kenë qenë tre automjete, dy makinat e përplasura dhe një mjet i tretë që supozohet se u parakalua gabim nga viktima Edmond Preka.

Shumë pyetje ngrihen nëse një gjë e tillë ka ndodhur. Cila është makina që parakaloi gabim viktima? Si mundet që vetëm pak sekonda pas parakalimit të gabuar Preka u përplas me fuoristradën ndërsa makina e tretë nuk ndaloi, qoftë edhe për të njoftuar policinë? Asgjë nuk dihet, të paktën mediatiksht, për një makinë të tretë.

Duket se këto dhe të tjera dyshime kanë shtyrë policinë e Shkodrës të nisë hetim mbi vërtetësinë e ekspertizës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013177871704102
array(1) { ["section"]=> string(93) "dyshime-per-ekspertize-te-rreme-ne-aksidentin-tragjik-te-shkodres-ke-parakaloi-viktima-111149" }