Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34 vjeçarit Kreshnik Dashi në Vlorë.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor, shkak i vrasjes ka qënë një sherr i mëparshëm ku viktima ishte përfshirë, dhe dyshiohet se konflikti ka qënë brenda familjes. Ndërkaq, Krimet e Rënda kanë marrë në dorë dosjen për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit u gjet afër banesës së tij gjashtë orë, pasi kishte lënë punën në mesnatë.
Viktimës i janë gjetur plagë në kokë dhe shpatull, ku dyshohet të jetë goditur me sende të rënda. Si pasojë e të cilave i ka ardhur edhe vdekja.
Ndërkohë viktima nuk rezulton të ketë kryer vepra penale më herët. Puna që ai ushtronte ishte në një fabrikë këpucësh.