Dyshimet e forta për trupin e pajetë që ra sot në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë, viktima mund të jetë trafikant drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 24-03-2017 Dyshimet e forta për trupin e pajetë që ra sot në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë, viktima mund të jetë trafikant drogë

Pak orë pas gjetjes së një trupi të pajetë në ujërat e detit në ishullin e Sazanit zbulohen pistat e para lidhur me shkaqet e vdekjes.

Viktima mendohet se ishte një trafikant droge dhe se ka lidhje me gomonen e braktisur që u gjet pak ditë më parë në Karaburun. Në gomonë kishte 1 ton drogë dhe kishte vetëm një prej motorrëve funksional.

Ndërkohë, mjeti lundrues u gjet i braktisur në det të trazuar më datë 11 mars, datë kjo që përkon me denoncimin e dy familjeve për zhdukjen e dy të afërmëve të tyre.

Në këto kushte, dy familje janë paraqitur menjëherë pranë morgut të spitalit rajonal të Vlorës, për të identifikuar kufomën, e cila sipas të dhënave të para kishte disa ditë në ujë.

Mjekët ligjorë nuk e kanë konfirmuar ende, por viktima sipas informacionet paraprake është identifikuar si Numan Laze 60 vjeç. Ai së bashku me A.H 41 vjeç kanë humbur kontaktet me familjen pikërisht me datë 11 mars.

Fytyra e tij ishte dëmtuar çka ka bërë të vështirë identifikimin e tij. Sipas familjarëve, bluza e kufomës është e njëjtë me atë që mbante veshur ditën e fundit 60-vjeçari. 

Trupi i pajetë u kap mëngjesin e sotëm nga rrjetat e peshkatarëve në Sazan, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Ardian Fullanit që u dëmshpërblye me 420 milionë lekë, një tjetër ish-zyrtare merr shumën e majme nga gjykata e Tiranës
Prokuroria sekuestron 23.000 m2 tokë, ja pronari dhe dyshimet që bien mbi të (HETIMI I PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.010979890823364
array(1) { ["section"]=> string(124) "dyshimet-e-forta-per-trupin-e-pajete-qe-ra-sot-ne-rrjetat-e-peshkatareve-ne-vlore-viktima-mund-te-jete-trafikant-droge-72997" }