Dyshimet për bombë, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale: Morëm një telefonatë kërcënuese

Publikuar tek: rajon, më 13:56 24-05-2019 Dyshimet për bombë, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale: Morëm një telefonatë kërcënuese

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, në Prishtinë Ekrem Lutfiu ka dhënë detaje për mediat lidhur me atë që ndodhi ditën e sotme.

Ai u shpreh se në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë Speciale kanë marrë një telefonatë kërcënuese, e menjëherë pas saj janë evakuuar.

“Sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë pranu një telefonatë ku kanë marrë një kërcënim.  Në telefonatën e njejtë është pëmendur se Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Speciale, po duke pas parasysh se në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne prokuroria speciale kemi marrë kërcënim që mund të ketë bëjë me Prokurorinë Speciale”, shtoi ai.

Deri më tani ende nuk kanë informacione për ndonjë person të dyshuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072669982910156
array(1) { ["section"]=> string(90) "dyshimet-per-bombe-zedhenesi-i-prokurorise-speciale-morem-nje-telefonate-kercenuese-165551" }