Dyshimet për korrupsion, arrestohen prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi

Publikuar tek: bota, më 23:52 18-02-2019 Dyshimet për korrupsion, arrestohen prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi ish-kryeministri Renzi

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka njoftuar pasditen e sotme se prindërit e tij janë arrestuar nën dyshimet për korrupsion.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Renzi ka shkruar se prindërit e tij, Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli, po viktimizoheshin për shkak të aktivitetve të tij politike.

Aktualish prindërit e ish-kryeministrit janë në arrest shtëpie, pasi kanë dalë para gjykatës dhe drejtësia ka marrë vendimin për ta.

Renzi ka thënë se sulmi është i pastër politik, ndërsa ka shtuar se po të mos i ishte futur politikës, familja e tij nuk do të ishte përbaltur kurrë.

Sipas ish-kryeministrit, në dokumentat gjyqsore nuk ka asnjë fakt kundër prindërve të tij.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023408174514771
array(1) { ["section"]=> string(92) "dyshimet-per-korrupsion-arrestohen-prinderit-e-ish-kryeministrit-italian-matteo-renzi-153330" }