Dyshohet për Covid-19, GJKKO urdhëron mjekun e burgut t’i marrë tamponin ish-nëndrejtorit të spitalit të Sarandës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 09-04-2020 Dyshohet për Covid-19, GJKKO urdhëron mjekun e burgut t’i marrë tamponin ish-nëndrejtorit të spitalit të Sarandës Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar kërkesën e ish-nëndrejtorit i spitalit të Sarandës Florenc Llanaj, i cili dyshon se është i infektuar me Covid-19.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Insitutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve për t’i marrë tamponin dhe të bëjë analizat përkatëse nëse ky person është i infektuar apo jo me COVID 19.

Sakaq, bëhet me dije se gjatë seancës së fundit gjyqësore,  Llanaj ka shfaqur simptoma të koronavirusit si kollë.

Kujtojmë që Florenc Llanaj, u arrestua para disa ditësh bashkë me 14 persona të tjerë, të cilët merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi.

Ndërkohë Llanaj ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01307201385498
array(1) { ["section"]=> string(119) "dyshohet-per-covid-19-gjkko-urdheron-mjekun-e-burgut-t-i-marre-tamponin-ish-nendrejtorit-te-spitalit-te-sarandes-201975" }