Dyshohet për lidhje me shërbimet sekrete serbe, Pacolli letër sqarimi AKI-së për ish këshilltaren e Haradinajt

Publikuar tek: rajon, më 18:38 09-07-2019 Dyshohet për lidhje me shërbimet sekrete serbe, Pacolli letër sqarimi AKI-së për ish këshilltaren e Haradinajt Ish keshilltarja e kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, Nita Himaduma

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), një verifikim për Nita Himadumën, ish-këshilltaren e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas informacioneve të shefit të diplomacisë kosovare, familja e Himadumës ka patur shpesh kontakte me Veljko Kaziç i cili identifikohet si pjesëtar i strukturave të sigurisë serbe dhe diplomat në Ambasadën e Serbisë në Tiranë, por me mbulim edhe në Kosovë.

Edhe pasi ishte larguar nga posti i këshilltares së kryeministrit Haradinaj, Nita Himaduma kishte vazhduar të rezervonte hotele në emër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës.

‘Duke pasur parasysh që në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, që nga fillimi i punës sime, ka pasur ndryshime në stafin diplomatik, ju drejtohem përmes kësaj letre me kërkesën që AKI-ja, me procedurë urgjente të bëjë verifikimin e Znj. Nita Himaduna, e cila është emëruar konsulle në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Nju Jork – SHBA.

Duke i pasur për bazë këto që u thanë më lartë, posaçërisht dyshimet për lidhje të saj me punonjës të shërbimeve serbe të inteligjencës, është vlerësuar me interes që Nita Himaduna të mos ketë qasje (punësohet në pozitë të ndjeshme) në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës’, shkruhet në letrën e dërguar nga Pacolli për shërbimet e inteligjencës kosovare.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013412952423096
array(1) { ["section"]=> string(116) "dyshohet-per-lidhje-me-sherbimet-sekrete-serbe-pacolli-leter-sqarimi-aki-se-per-ish-keshilltaren-e-haradinajt-171669" }