Dyshohet për viktima, tërmeti shemb ndërtesat edhe në ishullin grek të Samos (Pamjet)

Publikuar tek: bota, më 14:16 30-10-2020 Dyshohet për viktima, tërmeti shemb ndërtesat edhe në ishullin grek të Samos (Pamjet)

Një dridhje e fortë sizmike ka ndodhur pak para orës 2 në zonën e detit në veri të ishullit Samos në Greqi. 

Shërbimi Gjeologjik Amerikan e ka vlerësuar madhësinë e tërmetit me magnitutë 7 të shkallës Rihter. Thellësia e tij lokale vlerësohet në vetëm dy kilometra, gjë që e bën dridhjen shumë sipërfaqësore. 

Tërmeti kishte një kohëzgjatje të gjatë dhe është ndjerë në Atikë, por edhe në shumë zona të vendit.  Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e dëmtimit të banesave në Samos, deri më tani raportohet se të paktën 8 persona janë plagosur mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

Mediat lokale në Greqi kanë raportuar për dëme serioze të objekteve në ishullin Samos. Në të njëjtën kohë, aeroporti i ishullit Samos është mbyllur përkohësisht derisa të bëhen kontrollet e nevojshme nga një staf i Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas deklaratave të kryebashkiakut të Western Samos në SamosVoice, një burrë është plagosur nga rënia e një muri. Është dëmtuar edhe një kishë, por për fat të mirë, fëmijët që ndodheshin në të kanë arritur që të dalin në kohë nga kisha, pa u dëmtuar. Ka gjithashtu informacione rreth një cunami të vogël në Agios Kirikos, Ikaria

Ndërtesa janë shembur edhe në brigjet turke, pas dridhjes së fortë nga tërmeti. Fenomeni është në progres dhe tërmeti ka shkaktuar disa dëme, në Karlovasi dhe Vathi, por edhe në Turqi.

foto_4.jpg

foto_3.jpg

fotyo_1.jpg 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Përplasja e Qytetërimeve e Macron është e gabuar", si presidenti francez po përpiqet për t’u rizgjedhur
Sizmiologu i njohur grek paralajmëron qytetarët: Priten pasgoditje më të mëdha, banorët mos të futen nëpër shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.012939929962158
array(1) { ["section"]=> string(89) "dyshohet-per-viktima-termeti-shemb-ndertesat-edhe-ne-ishullin-grek-te-samos-pamjet-225789" }