19 vjeçari i arrestuar në Itali, Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar për atentatin ndaj Florenc Çapjas, mësohet se është arrestuar nga policia e Elbasanit, dy javë pasi ka ndodhur ngjarja, më 22 qershor të 2016-ës.
Newsbomb.al mëson se Hasanpapaj është arrestuar në flagrancë, vitin e kaluar, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Por, 19 vjeçari është lënë më pas i lirë, kur edhe ka ikur drejt Italisë. Nuk ka ende informacion nëse ndaj Hasanpapajt ka patur proces gjyqësor në Shqipëri, në qershor të 2016-ës, apo procedimi penal nuk ka nisur fare.
Shkëlzen Hasnapapaj është arrestuar në Itali pas kryerjes së një vepre penale, ndërkohë që policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
19 vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri ku do të hetohet për përfshirjen e mundshme në dy atentate ndaj familjes Çapja, ai i shkurtit 2016 ku u vranë katër persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, dhe më 6 qershor, ku në atentatin ndaj Florenc Çapjes mbetën të plagosur dy persona.
Lexo edhe: Arrestohet 19 vjeçari në Itali, dyshohet se organizoi atentatin ndaj Florenc Çapjes (EMRI)