Dyshohet se plagosi vëllain e tij, ky është personi që u vra sot nga policia në Prizren, praktikues i fesë Islame  

Publikuar tek: rajon, më 22:36 22-09-2020 Dyshohet se plagosi vëllain e tij, ky është personi që u vra sot nga policia në Prizren, praktikues i fesë Islame   Fotomontazh/ Policia - Viktima Besnik Shala

Besnik Shala, i njohur dhe me pseudonimin "Qorri" është personi që u vra sot nga policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në "Lagjen e Trimave" në Prizren, ku fillimisht ai i rezistoi arrestimit dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të autoriteteve. Policët për t'u vetëmbrojtur iu kundërpërgjigjën po me armë zjarri duke e lënë të vdekur Besnik Shalën.

Autoritetet fqinje thanë se ai po tentonte të kryente një vrasje dhe gjithashtu dyshohet se pak ditë më parë plagosi vëllain e tij. Shala është një emër i njohur për policinë e Kosovës, pasi dyshohet se ka qenë i lidhur dhe me tre vepra të tjera penale; vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe trafik narkotikësh.

Persona të afërt me viktimën thanë se ai ishte i dhënë edhe pas fesë islame. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë, me të cilën "Qorri" qëlloi në drejtim të policëve, si dhe u gjetën gjithashtu dy granata dore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0103919506073
array(1) { ["section"]=> string(118) "dyshohet-se-plagosi-vellain-e-tij-ky-eshte-personi-qe-u-vra-sot-nga-policia-ne-prizren-praktikues-i-fese-islame-221304" }