Dyshonin te mafia shqiptare, zbulohet e vërteta tronditëse për ekzekutimin e bosit italian në Nju Jork

Publikuar tek: bota, më 17:03 19-06-2019 Dyshonin te mafia shqiptare, zbulohet e vërteta tronditëse për ekzekutimin e bosit italian në Nju Jork

Bosi i një familjeje mafioze italiane në SHBA, Sylvester Zottola u ekzekutua në tetor të vitit të kaluar, teksa po udhëtonte me makinë pranë një fast-foodi në Bronx të Nju Jorkut.

Vrasja tronditi opinionin publik, ndërsa pamjet e makinës së tij të përshkuar nga plumbat bënë xhiron e medieve në SHBA.

Autoritetet amerikane e përshkruan vrasjen si ekzekutim tipik mafioz, kjo pasi 71-vjeçari ishte i lidhur ngushtë me familjen mafioze Bonanno. Hetimet i mori përsipër skuadra e FBI-së për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Ndërsa menjëherë nisën të qarkullojnë teoritë se Zottola mund të ishte ekzekutuar nga mafiozët shqiptarë.

Por pas hetimeve intensive, ndjekies së gjurmëve dhe parave, hetuesit federalë arritën te truri pas kësaj vrasjeje: Anthony Zottola.

Mafiozi italian u ekzekutua nga njerëz të paguar nga djali i tij. Dy vrasës të bandës “Bloods”, me pseudonimet “Talibani” dhe “I frikshmi” u paguan nga Anthony Zottola. Madje hetuesit dyshojnë se në këtë listë ishte edhe vëllai i tij. Djali i tij është arrestuar tashmë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e motiveve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015874862670898
array(1) { ["section"]=> string(108) "dyshonin-te-mafia-shqiptare-zbulohet-e-verteta-tronditese-per-ekzekutimin-e-bosit-italian-ne-nju-jork-168885" }