Dyshonte se kishte koronavirus dhe u nis drejt Greqisë, sarandioti kthehet mbrapsht nga Policia: Shtrohet në Spital dhe i merret menjëherë tamponi

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 04-04-2020 Dyshonte se kishte koronavirus dhe u nis drejt Greqisë, sarandioti kthehet mbrapsht nga Policia: Shtrohet në Spital dhe i merret menjëherë tamponi Foto ilustruese

Një qytetar nga Saranda është kthyer mbrapsht nga Policia në Doganën e Kakavijës sepse ishte nisur me makinën e tij private për të shkuar në Greqi, sepse dyshonte se ishte i prekur nga koronavirusi.

Kur ka mbërritur në Doganë qytetari është ndaluar nga Policia, të cilës i ka thënë se do të shkonte për kurim në një spital në Filat, por duke qenë se kufijt janë mbyllur ai nuk është lejuar të vazhdojë rrugën. Duke insistuar ta lejonin të kalonte në anën tjetër të kufirit, sarandioti i cili nuk ishte paraqitur fare në Spitalin e Sarandës, i ka thënë efektivëve të Policisë se ishte minoritar dhe nëse ata e lejonin pala greke nuk do t’i hapte probleme, raporton Ora News.

Mirëpo, duke parë rastin dhe dyshimet se ky qytetar mund të ishte i prekur nga koronavirusi edhe pala greke nuk ka lejuar kalimin e tij në Doganën e Kakavijës.

Menjëherë ky shtetas është drejtuar në Spitalin e Sarandës ku ka shfaqur probleme me mushkëritë, çka ka detyruar stafin e Spitalit atje që të merrte masa dhe t’i bënte testin. Sakaq, analizat e tamponit janë nisur drejt Tiranës dhe pritet që nesër të dalë përgjigja, nëse ai është prekur apo jo nga covid-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009005069732666
array(1) { ["section"]=> string(151) "dyshonte-se-kishte-koronavirus-dhe-u-nis-drejt-greqise-sarandioti-kthehet-mbrapsht-nga-policia-shtrohet-ne-spital-dhe-i-merret-menjehere-tamponi-201362" }