E afërmja e familjes Josifi tregon detaje rrëqethëse: I shkova për vizitë dhe ndjeva erë të keqe, e ëma më tha Anisa po bën ditët e Zotit, vjen erë se nuk lahet

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 03-07-2020 E afërmja e familjes Josifi tregon detaje rrëqethëse: I shkova për vizitë dhe ndjeva erë të keqe, e ëma më tha Anisa po bën ditët e Zotit, vjen erë se nuk lahet Fotomontazh

Detaje rrëqethëse janë bërë me dije së fundmi, në lidhje me histornë tragjike të familjes Josifi. Një e afërmja e tyre e cila jeton pranë banesës së viktimave, ka folur për mediat dhe ka thënë se familja ishte me Jehovain në Përmet, por pasi i vdiq i shoqi dhe erdhën në Tiranë, u shkëputën nga kjo fe dhe filluan të ndiqnin një sekt tjetër fetar.

E afërmja tha për Report tv se Anisën, vajzën që u gjet e vdekur, kishte më shumë se një vit pa e parë. Ajo dëshmoi se njëherë kur kishte shkuar për vizitë në shtëpi, kishte ndjerë erë të keqe, por mamaja i kishte thënë se vjen erë pasi Anisa nuk lahet, kusht ky i përmbushjes së ritit fetar.

"Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur cfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin".

Zhaneta Josifi thoshte se për shkak të thellimit në besim, ato tashmë qendronin mbyllur dhe i përkushtoheshin besimit që ndiqnin. Për këtë, ato kishin qendruar deri në 40 ditë pa ngrënë dhe pa pirë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore Anisa Josifi kishte 15 muaj që kishte vdekur. E ëma dhe motra tjetër kujdeseshin për trupin e pajetë, duke e lyer me vaj dhe aromatizues, në mënyrë që të mos vinte erë.

Ato e kishin mbuluar me shtroje, me çarçafë të hollë, e kishin mumifikuar. Ndërkohë, vajza tjetër e cila ndodhet në spital, Blerta Josifi, në fjalën e parë që tha për policinë pohoi: Ju nuk e keni idenë se çfarë sakrifice kemi bërë ne për të fituar ringjalljen.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099058151245117
array(1) { ["section"]=> string(164) "e-afermja-e-familjes-josifi-tregon-detaje-rreqethese-i-shkova-per-vizite-dhe-ndjeva-ere-te-keqe-e-ema-me-tha-anisa-po-ben-ditet-e-zotit-vjen-ere-se-nuk-lahet-212732" }