E akuzoi Berisha se nuk paguan DRITAT, reagon deputeti socialist: Shashkat e llaxores, kushdo mund të ngjisë letra

Publikuar tek: politike, më 17:14 04-02-2018 E akuzoi Berisha se nuk paguan DRITAT, reagon deputeti socialist: Shashkat e llaxores, kushdo mund të ngjisë letra

Ish-kryeministri Sali Berisha me një postim në rrjetet sociale thotë se deputeti Eduard Shalsi nuk paguan energjinë elektrike, dhe për këtë ka një letër që mbi një lidhje shënohet “deputeti Shalsi”.

“Për narkotrafikantët, energjia është falas” shkruan Berisha duke postuar foton që i ka ardhur sikurse thotë nga qytetari digjital.

Por Eduard Shalsi, deputet i Partisë Socialiste, i kontaktuar nga newsbomb.al thotë se kjo është një shpifje.

“Janë shashkat e llaxores. Mjediset janë te kompleksi i Hotel Pogradecit, dhe është lehtësisht e verifikueshme. Kam një kontratë me të zotët e ambientit. I paguaj qeranë mujore, me ujë dhe drita brenda. Një copë letër që mund të ngjitet nga kushdo”, reagon Shalsi duke mos i dhënë shumë rëndësi asaj që është denoncuar nga Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010555982589722
array(1) { ["section"]=> string(118) "e-akuzoi-berisha-se-nuk-paguan-dritat-reagon-deputeti-socialist-shashkat-e-llaxores-kushdo-mund-te-ngjise-letra-109116" }