E akuzoi live në emision, Manjani i kundërpërgjigjet Ramës: Je gënjeshtar, artikullin e Bild se kam shkruar unë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:16 16-05-2019 E akuzoi live në emision, Manjani i kundërpërgjigjet Ramës: Je gënjeshtar, artikullin e Bild se kam shkruar unë Kryeministri Edi Rama dhe ish ministri i Drejtesise, Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se artikullin në gazetën gjermane ‘Bild’ e ka shkruar gazetari Peter Tiede, por është cituar nga ky i fundit në tre fjali.

Artikulli i gazetës Bild ndër të tjera zbardh edhe një telefonatë të kryeministrit Edi Rama me një drejtuesi të komisionit lokal të zgjedhjeve, bisedë të përfshirë tek Dosja e përfolur 184 për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës.

‘Bild’ në artikullin e saj e ka konsideruar vendin tonë si një ‘shtet kaotik në duart e gangsterëve’.

Manjani e akuzon Ramën si gënjeshtar dhe shtoi se ai do të ketë gjithmonë fjalët dhe mendimin e tij të lirë.

Postimi i plotë:

Mora vesh që Kryeministri, në Opinion paska thënë që shkrimin në Bild e kam bërë unë.

Jam i shtrënguar të deklaroj se ky pohim publik i Kryeministrit është i gënjeshtërt.

Ashiqare madje!

Nuk e di nga buron nevoja për të gënjyer, nga mllefi që ka me mua, nga përmbajtja e atij shkrimi apo nuk di më të lexojë?!

Po fundja ç'rëndësi ka arëryeja përse gënjen.

Fakt është që ai artikull është shkruar nga Peter Tiede dhe jo nga unë.

Fakt është që unë jam cituar për deklarime të hershme të miat në atë shkrim vetëm me tre fjali.

Nëse ato tre fjali janë ende të pagëlltitshme nga Kryeministri, ky është problem i Tij, jo imi.

Mjerim i madh duket, kur Kryeministri lë çdo punë e shpik skenare me shkrime gazetash.

Sidoqoftë, prap po pyes: pse Bild zgjodhi të më citojë mua dhe jo Kryeministrin bie fjala?

Ai flet më shumë se unë...

Dhe me në fund, meseletë me fall e me fallxhorë tua tregojë plakave të Surrelit, në ja pranofshin edhe ata, jo mua!

Mendimi dhe fjala ime janë të miat, si gjithmonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020466804504395
array(1) { ["section"]=> string(115) "e-akuzoi-live-ne-emision-manjani-i-kunderpergjigjet-rames-je-genjeshtar-artikullin-e-bild-se-kam-shkruar-une-164621" }