E akuzoi për 520 milion lekë dhe e quajti “topmodele”, Shala i përgjigjet Fidel Yllit: Vesh fustan por e sfidoj

Publikuar tek: slide-lart, më 14:42 27-01-2016 E akuzoi për 520 milion lekë dhe e quajti “topmodele”, Shala i përgjigjet Fidel Yllit: Vesh fustan por e sfidoj

Klodiana Shala, sportistja e vënë në qendër të akuzave nga deputeti socialist Fidel Ylli në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel” i përgjigjet akuzave të socialistit. Shala ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Sporteve deri në 2013-ën dhe është akuzuar nga Ylli se ka përfituar 520 milion lekë për ndërtimin e dy palestrave poshtë stadiumit “Qemal Stafa”. Ylli në prononcimin e tij, e cilësonte si “topmodele” Shalën.

Në një reagim për gazetën “Panorama Sport”, Shala sfidon Yllin që të nxjerrë faktet në lidhje me akuzën. “Le t’i nxjerrë faktet nëse i ka dhe le të më ndjekë penalisht. Nuk e di çfarë ka ngatërruar ai, pasi nuk e kam ndjekur emisionin. Ne si Agjenci e Sportit kemi qëndruar vetëm një muaj te stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe më pas kemi kaluar te kompleksi ‘Dinamo’ për tre vite. Nëse ka fakte, le t’i nxjerrë. Po t’i ketë firmosur Fideli, nuk e di unë përse e ka fjalën.

Destinacioni ynë ka qenë kompleksi ‘Dinamo’. Unë kam bërë projektin dhe për atë kompleks që po bëhet aty iniciativa është e imja. Këtë mund të thotë ai. Këtë projekt të kompleksit sportiv që po ndërtohet tani te ‘Dinamo’ e kam bërë unë dhe po e konkretizojnë këta. Nëse e ka fjalën për këtë projekt dhe unë kam bërë gabim që e kam realizuar këtë, nuk di çfarë të them. Për sa u përket akuzave në lidhje me palestrat në stadiumin ‘Qemal Stafa’, le t’i nxjerrë faktet”, shprehet fillimisht në reagimin e saj Klodiana Shala në lidhje me akuzën për palestrat poshtë stadiumit “Qemal Stafa”.

Sa i takon epitetit si topmodele, Shala thotë:“Besoj se e ka pasur për kompliment atë. Nëse do ta kishte ndryshe, mund të ma thoshte ballë për ballë, pasi i kam qejf këto takimet. Unë jam femër me fustan, por jam burrneshë.

Nuk e di se çfarë ka dashur të tregojë me këtë! Tani është deputet dhe i lejohet të thotë çdo gjë. Megjithatë, në fund të ditës, nuk më intereson shumë se çfarë thotë ai për mua. Ajo që është më e rëndësishme në këtë histori ka të bëjë me çështjen e palestrave. Në lidhje me akuzat që më bën, i vetmi projekt që kam bërë është ai i kompleksit ‘Dinamo’, të cilin këta tani po e zbatojnë duke e ndërtuar. Unë e kam nisur atë.

Është marrë me vendim të Këshillit të Ministrave në atë kohë nga kryeministri Sali Berisha. Me iniciativën time, për të mos u ndërtuar pesë pallate, por për të mbetur kompleks ashtu siç është tani. Nëse ka diçka në lidhje me këtë kompleks, hajde të flasim dhe të diskutojmë”, përfundon prononcimin e saj ish-Drejtoresha e Agjencisë së Sportit, Klodiana Shala.

Shala, edhe më herët,  kur ka kandiduar për deputete të Partisë Demokratike, është sulmuar nga njerëz të sportit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072269439697266
array(1) { ["section"]=> string(113) "e-akuzoi-per-520-milion-leke-dhe-e-quajti-topmodele-shala-i-pergjigjet-fidel-yllit-vesh-fustan-por-e-sfidoj-31083" }