E akuzoi për Balilin, panariti i përgjigjet Ballës: Kur je i zhytur në baltë, tenton të spërkatësh të tjerët

Publikuar tek: barometri, më 08:17 27-09-2018 E akuzoi për Balilin, panariti i përgjigjet Ballës: Kur je i zhytur në baltë, tenton të spërkatësh të tjerët

2 Ish-ministri Edmond Panariti ka reaguar pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, i cili pretendonte se i është vënë pistoleta në kokë në prani të Taulant Ballës.

 

I ftuar në “Ora News” Panariti është shprehur se akuzat e Taulant Balla, se në kohën kur ishte Ministër ka firmosur kontratat për ti dhënë me qira tokat shtetërorë, Klement Balilit, janë shpifje të ulëta.

Ndërsa për rastin e Ballës tashmë, ai ka thënë se kur je i zhytur thellë në baltë tenton të spërkatësh të tjerët.

"Është një gjë shumë qersharake por mesa duket kur je i zhytur thellë në baltë tenton të spërkatësh dhe të tjerët që absolitisht nuk kanë të bëjnë as me krimin e organizuar, as me trafiqet e drogës, as me kanabizimin e vendit. Këtë histori e kam dëgjuar dhe më parë, nga një akuzë e deputetit Braçe që e hodhi për herë të parë në tregun politik këtë tendencë për të instrumentalizuar një të pavërtetë dhe për ta përdorur atë si një shashkë në luftën politike", ka thënë ndër të tjetra ish-ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072665929794312
array(1) { ["section"]=> string(112) "e-akuzoi-per-balilin-panariti-i-pergjigjet-balles-kur-je-i-zhytur-ne-balte-tenton-te-sperkatesh-te-tjeret-135744" }